Sektori i hotelerisë në Kosovë punë shumë e punëtorë pak!

13.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për shtator 2022. Sipas ASK-së bëhet e ditur se kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin shtator të vitit 2022. Në muajin shtator të vitit 2022, indeksi […]

Sektori i hotelerisë në Kosovë punë shumë e punëtorë pak! Foto: Chambermaid putting fresh flower on stack of fresh towels

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat Afatshkurtra të Shërbimeve, duke paraqitur indeksin e vëllimit të shërbimeve për shtator 2022.

Sipas ASK-së bëhet e ditur se kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në sektorin e shërbimeve për muajin shtator të vitit 2022.

Në muajin shtator të vitit 2022, indeksi i qarkullimit në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2021) ishte te: Hoteleria (68.66%); Tregtia (40.35%); Transporti dhe Magazinimi (32.32%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (25.77%); Informacioni dhe Komunikacioni (23.34%); Bar-Restorante (17.05%); dhe Agjencitë e udhëtimit (2.4%).                                                                                

Ndërkaq, numri i të punësuarve në sektorët e shërbimeve, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Shtator 2021) ishte te: Tregtia (32.5%); Aktivitetet e Arkitekturës dhe Inxhinierisë (23.11%); Informacioni dhe Komunikacioni (16.52%); Transporti dhe Magazinimi (9.55%); Bar-Restorante (6.36%); Agjencitë e udhëtimit (2.32%); dhe Hoteleria (1.98%).