Së shpejti hapet konkursi për mbi 800 rekrutë në FSK
Ministri Mehaj ka theksuar se në këtë konkurs, që pritet të jetë ndër konkurset më të mëdhenjë për rekrutim, do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj. Po ashtu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ai ka thënë se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional. “Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar […]
Ministri Mehaj ka theksuar se në këtë konkurs, që pritet të jetë ndër konkurset më të mëdhenjë për rekrutim, do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj.
Po ashtu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ai ka thënë se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional.
“Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve.
Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës.
Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të incizohet të gjitha me kamera. Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët.
Por kam edhe një kërkesë, nëse vëreni anime, jo profesionalizëm, nëse vëreni se dikush favorizon dikë, dërgoni te unë ato informata, e unë iu garantoj se ata nuk kanë vend brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë zotohem para juve e para qytetarëve të Kosovës”, tha Mehaj.