Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën

22.04.2021

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë vizitës që ka bërë sot në Kosovë ku është takuar me presidenten dhe kryeministrin e vendit ka thënë se gjatë javëve në vazhdim në Kosovë do të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës nga programi COVAX. “Do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera […]

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë: Së shpejti 100 mijë vaksina për Kosovën Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, gjatë vizitës që ka bërë sot në Kosovë ku është takuar me presidenten dhe kryeministrin e vendit ka thënë se gjatë javëve në vazhdim në Kosovë do të arrijnë 100 mijë doza të vaksinës nga programi COVAX.

“Do t’i shtohen edhe 100 mijë doza të tjera nga javët e ardhshme, në mënyrë që ta tejkaloni pandeminë në mënyrë të suksesshme. Për mua është një moment kyç, pasi është e rëndësishme bashkëpunimi në këto kohë, për mua në qoftë se fqinjët janë të sigurt, të gjithë jemi të sigurt. Tejkalimi i sfidave ekonomike nga pandemia dhe ndërlidhja me perspektivën evropiane” ka thënë Maas.

Ndërsa sa i përket liberalizimit të vizave Maas tha se Gjermania do të angazhohet që ky proces të realizohet sa më shpejtë.

“Ne kemi diskutuar për vizat, unë i kam shprehur presidentes që Qeveria e Gjermanisë i ka përmbush të gjitha dhe duhet të liberalizohen, kjo nuk është çështje e përmbushjes së kritereve por edhe BE-ja të realizoj premtimin, ne do të angazhohemi të realizohet sa më shpejt për Kosovën” ka thënë Maas.