SBASHK’u nuk zmbrapset: Greva vazhdon

26.08.2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa shkolla në disa komuna, për të parë nga afër ecurinë e grevës. SBASHK gjatë takimit me sindikalistët biseduan për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë. “Përkundër kësaj grevistët […]

SBASHK’u nuk zmbrapset: Greva vazhdon Foto: Ilustrim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) gjatë ditës së sotme kanë vizituar disa shkolla në disa komuna, për të parë nga afër ecurinë e grevës.

SBASHK gjatë takimit me sindikalistët biseduan për ecurinë e grevës si dhe për kërcënimet dhe presionet që kanë filluar të zhvillohen karshi sindikalistëve grevistë.

“Përkundër kësaj grevistët ishin të vendosur të vazhdohet me grevën pa marr parasysh presioneve kush i bënë dhe nga vijnë deri në realizimin e kërkesave tona që janë të njohura për publikun”

.“Përfaqësuesit e nivelit qendror të SBASHK-ut u thanë sindikalistëve se ata do të qëndrojnë të vendosur për të realizuar kërkesat e tyre, ndërsa për presionet u informuan se zyra ligjore pranë BSPK-së do të analizoj këto presione e kërcënime dhe do të përgatis kallëzim penal karshi atyre që kanë filluar të i bëjnë këto presione ose edhe ata që do ti bëjnë”.

“Greva vazhdon në gjithë Kosovën derisa Qeveria të reflekton, të bën zgjidhjen e kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.