SBAShK-u pas miratimit në parim të Projektbuxhetit: Greva përshkallëzohet në dhjetor nëse vazhdon injorimi i kërkesave

17.11.2021

Kërkesa e kësaj sindikate është përfshirja e kostos së Ligjit të Pagave në Ligjin për Buxhet të vitit 2022, pra të vitit të ardhshëm. Se do të ketë greva e protesta para disa dite e ka thënë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj. Ndërkaq, koordinatori i SBAShK-ut, […]

SBAShK-u pas miratimit në parim të Projektbuxhetit: Greva përshkallëzohet në dhjetor nëse vazhdon injorimi i kërkesave Foto: Ilustrim

Kërkesa e kësaj sindikate është përfshirja e kostos së Ligjit të Pagave në Ligjin për Buxhet të vitit 2022, pra të vitit të ardhshëm.

Se do të ketë greva e protesta para disa dite e ka thënë edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.

Ndërkaq, koordinatori i SBAShK-ut, Ymer Ymeri ka thënë për Telegrafin se kanë kërkuar takim me shefat e Grupeve Parlamentare të partive politike dhe me anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Por, Ymeri ka thënë se nga asnjëra palë pej tyre nuk kanë marrë përgjigje.

Po ashtu, koordinatori i kësaj sindikate ka shtuar se paralajmërimi i një greve të përgjithshme që është për në muajin janar të vitit 2022, një grevë e tillë mund të bëhet në muajin dhjetor të këtij viti nëse institucionet vazhdojnë t’i injorojnë kërkesat e tyre dhe takimet.

“Paralajmërimi për datën 4 dhjetor që e kemi bërë qëndron, dhe nëse injorohemi tërësisht atëherë paralajmërimi për grevën e përgjithshme mund të kaloj nga janari që është planifikuar për në dhjetor. Menjëherë pas 4 dhjetorit të fillojmë me përshkallëzim të grevës nëse injorohen kërkesat”, tha koordinatori i SBASHK-ut, Ymer Ymeri.