SBASHK-u i vendosur, thotë se do ketë protestë më 4 dhjetor, pastaj greva dhe veprimet radikale

12.11.2021

Ai tha se pasiqë mungon vullneti i qeverisë për takime, u ka bërë thirrje që ta vërtetojnë zërin e punëtorëve të arsimit. “Duke e parë se po mungon vullneti i qeverisë për takime, ju kemi thirrë ta vërtetoni zërin e punëtorëve të arsimit”, është shprehur Jasharaj. “Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të […]

SBASHK-u i vendosur, thotë se do ketë protestë më 4 dhjetor, pastaj greva dhe veprimet radikale Foto: Ilustrim

Ai tha se pasiqë mungon vullneti i qeverisë për takime, u ka bërë thirrje që ta vërtetojnë zërin e punëtorëve të arsimit.

“Duke e parë se po mungon vullneti i qeverisë për takime, ju kemi thirrë ta vërtetoni zërin e punëtorëve të arsimit”, është shprehur Jasharaj.

“Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit dhe të fillojmë me veprime sindikale”, vazhdoi ai.

Ai ka deklaruar se nuk po shkojnë me greva të plota me kërkesën e prindërve.

Jasharaj paralajmëroi se do të ketë protestë të kufizuar prej 4 dhjetorit.

“4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë, e më pas do t’i kemi dy opsione: opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë që t’i ngjeshim radhës dhe ta përgatisim një protestë më masive; opsioni i dytë do të jetë greva dhe veprime tjera radikale e sindikale që do të jenë të pashmangshme në muajin janar”, vazhdoi i pari i SBASHK-ut.