SBAShK: Mësimdhënësit gati për fillimin e vitit të ri shkollor
Si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë që Qeveria të ndërmerrë disa masa të reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi. Këto masa të reja kanë paraparë shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, ndërsa pas kësaj date do të […]
Si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 në vendin tonë, ka bërë që Qeveria të ndërmerrë disa masa të reja për luftimin, kontrollimin dhe parandalimin e këtij virusi.
Këto masa të reja kanë paraparë shtyrjen e datës së fillimit të vitit të ri shkollor deri më 13 shtator, ndërsa pas kësaj date do të bëhet rivlerësimi i situatës me pandeminë dhe të vendoset për shtyrjen apo fillimin e procesit mësimor.
Deri në gjysmën e muajit gusht, kishte pak mësimdhënës të vaksinuar, ndërsa kah fundi i muajit gusht ishte rritur interesimi i mësimdhënësve për vaksinim kundër COVID-19, kjo pasi që të mos rrezikohet shëndeti i fëmijëve në shkolla.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ka thënë se mësimdhënësit janë të gatshëm të fillojnë mësimin në ditën e paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).
Po ashtu, Jasharaj ka bërë të ditur se së bashku me MInistrinë e Arsimit kanë bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor të fillojë me datën 13 shtator.
Kryetari i SBAShK-ut ka shtuar se duhet bërë zgjidhje për gratë shtatzëna dhe mësimdhënësit.
Ndërsa, sa i përket vaksinimit të mësimdhënësve, kryetari Jasharaj ka thënë se të gjithë personeli i arsimit kanë qenë të gatshëm për vaksinim.