SBASHK i bashkohet protestës së 7 gushtit në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

04.08.2025

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në protestën paqësore të paralajmëruar për datën 7 gusht 2025, e cila do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

SBASHK i bashkohet protestës së 7 gushtit në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së Foto: Ilustrim

Protesta është thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa qëllimi i saj është të shprehë përkrahje për ish-pjesëtarët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, në kuadër të proceseve të Gjykatës Speciale.

“Zëri ynë i bashkohet zërit të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut, duke theksuar se në protestë do të marrin pjesë anëtarë të sindikatës nga të gjitha nivelet e arsimit – nga çerdhet deri te universitetet.

Protesta pritet të nisë në ora 17:00 dhe, sipas SBASHK-ut, do të shërbejë si një mesazh i qartë se “nuk harrojmë sakrificën” dhe se ndalimi i luftëtarëve të UÇK-së në Hagë konsiderohet i padrejtë.

“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet më tej në reagimin e sindikatës.

Përmes kësaj proteste, SBASHK shprehet se po ngre zërin për drejtësi, për liri dhe për ata që “sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More