Sa do të paguajnë konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj, sipas zëdhënësit të KEDS’it?
Buzhala ka theksuar se edhe ata që e kalojnë shifrën 600 kWh të parë paguajnë më lirë. Po ashtu, ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shtuar se gati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës. “Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e […]
Buzhala ka theksuar se edhe ata që e kalojnë shifrën 600 kWh të parë paguajnë më lirë.
Po ashtu, ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shtuar se gati 80 përqind e konsumatorëve nuk e kalojnë shifrën e 600 kWh gjatë muajve të verës.
“Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, pra njejtë për këtë pjesë të shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar sot se ka zotuar 75 milionë euro për subvencionomin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.
Sipas Ministrisë, subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Sipas ZRRE-së, konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kWh rrymë në muaj dhe ata që shpenzojnë edhe më shumë se kaq, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë.
Në raportin e ZRRE-së propozohet që tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh. Ndërsa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, sipas propozimit të ZRRE-së përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.