Rukiqi: Bizneset s’kanë faj për rritje të rasteve me COVID-19, por fushata zgjedhore – ‘JO’ mbylljes
Gjatë këtyre ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku vetëm dje u raportuan 488 raste të reja pozitive. Ndërs kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se ashpërsimi i masave nuk duhet të ndodhë. Rukiqi për Periskopin tha se nuk janë fajtorë bizneset për rritjen e rasteve me COVID-19, por […]
Gjatë këtyre ditëve të fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku vetëm dje u raportuan 488 raste të reja pozitive.
Ndërs kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se ashpërsimi i masave nuk duhet të ndodhë.
Rukiqi për Periskopin tha se nuk janë fajtorë bizneset për rritjen e rasteve me COVID-19, por për këtë është fushata zgjedhore e bërë nga vetë politikanët.
Rukiqi tha se nëse merret ky vendim do të jetë shumë i padrejtë për shkak se dëmin e tyre po e paguajnë bizneset.
“Ne e kemi kundërshtuar edhe më herët këtë, e lërë tash më.
Kjo rritje e numrit të rasteve nuk erdhi si pasojë e problemeve që i shkaktuan bizneset, por erdhi si pasojë e masave që i shkelen gjatë fushatës zgjedhore.
Tash është shumë e padrejtë që prapë dëmin ta paguajnë bizneset, duke u mbyllur, është problematike.”, tha ai.
Ndryshe Armend Zemaj ka thënë se thënë se janë duke e vlerësuar situatën në vend.
“Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, ka deklaruar Zemaj.