Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Vendimi për mbyllje i papërballueshëm për bizneset

06.11.2020

Rrjeti i Shitësve me Pakicë e konsideron të papërballueshëm nga aspekti ekonomik dhe të paefektshëm nga ai shëndetësor vendimin për mbylljen e tërësishme të vendit nga dita e sotme deri të hënën. Përmes një komunikate për media thonë se një vendim i tillë pa u konsultuar me komunitetin e biznesit përveç që është i papritur, […]

Rrjeti i Shitësve me Pakicë: Vendimi për mbyllje i papërballueshëm për bizneset Foto: Ilustrim

Rrjeti i Shitësve me Pakicë e konsideron të papërballueshëm nga aspekti ekonomik dhe të paefektshëm nga ai shëndetësor vendimin për mbylljen e tërësishme të vendit nga dita e sotme deri të hënën.

Përmes një komunikate për media thonë se një vendim i tillë pa u konsultuar me komunitetin e biznesit përveç që është i papritur, shkakton humbje kolosale te bizneset duke përkeqësuar edhe më tutje gjendjen ekonomike, e sidomos i marrë në baza ad-hoc gjeneron humbje të mëdha nga hudhjet sidomos te industria e ushqimit.

Në anën tjetër lejimi i ushtrimit të veprimtarisë për vetëm disa subjekte ekonomike sic është paraparë me vendim minon përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit publik, pasi që të njejtat kthehen në vatra të rrezikshme të infeksionit për shkak të qarkullimit të detyrueshëm vetëm në ato pika.Rrjeti i Shitësve me Pakicë e vlerëson këtë vendim si një goditje të fuqishme ndaj komunitetit të biznesit dhe ekonomisë së vendit e cila krijon precedent për mbylljen e aktiviteteve ekonomike edhe fundjavat e ardhshme e që definitivisht do të rezultonte në falimentimin e shumë subjekteve ekonomike.

Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID 19 dhe jemi të gatshëm të ofrojmë kapacitetet tona Qeverisë së Kosovës për garantimin e zbatimit të tyre, gjërsa konsiderojmë se mbyllja e tërësishme do të ketë efekte të pariparueshme dhe do rezultojë vdekjeprurëse për bizneset individuale dhe ekonominë vendore në tërësi.