Rritje ekstreme e çmimit të naftës në Kosovë, nga 1.60 euro për litër, sot u bë 1.70

06.10.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tash e disa ditë ka ndaluar tavanin e çmimeve për naftën, benzinën dhe gasin. Si duket me “tërheqjen” e MINT-it nga caktimi i çmimeve tavan për këto produkte, ka bërë që naftëtarët të bëjnë shtrenjtimin e çmimit të derivateve, ku duke krahasur me ditën e djeshme, sot është […]

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) tash e disa ditë ka ndaluar tavanin e çmimeve për naftën, benzinën dhe gasin.

Si duket me “tërheqjen” e MINT-it nga caktimi i çmimeve tavan për këto produkte, ka bërë që naftëtarët të bëjnë shtrenjtimin e çmimit të derivateve, ku duke krahasur me ditën e djeshme, sot është rritur ekstrem çmimi i naftës.

Një litër naftë deri dje është shitur deri në 1.60 euro, kurse sot ky çmim në disa pompa të derivateve ka arritur në 1.69 euro për litër dhe në disa të tjera deri në 1.70 euro.

Ndryshe, çmimet e derivateve ende nuk po gjejnë qetësi, çysh nga fillimi i luftës në Ukrainë e deri tani çmimet e naftës bëjnë lëvizje shumë shpesh.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se OPEC ka miratuar vendimin për të reduktuar prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, dhe ky vendim do të sjellë rritje të madhe të çmimit të naftës.