Rritja e rasteve me COVID-19, Komiteti do të diskutojë për masat që duhet të ndërmerren

23.06.2022

Latifi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën anti-COVID. Pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, ministri i Shëndetësisë ka theksuar se do të ftojë në takim Komitetin për të diskutuar masat që duhet ndërmarrë. Ai ka ftuar që qytetarët që nuk i kanë marrë dozat e dyta dhe të […]

Rritja e rasteve me COVID-19, Komiteti do të diskutojë për masat që duhet të ndërmerren

Latifi ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.

Pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, ministri i Shëndetësisë ka theksuar se do të ftojë në takim Komitetin për të diskutuar masat që duhet ndërmarrë.

Ai ka ftuar që qytetarët që nuk i kanë marrë dozat e dyta dhe të treta ta bëjnë këtë, pasi tha se do të fillojë me dhënien e vaksinës së katërt.

“Mirëqenia e mjekëve pagat e duhura  trajtimi i duhur janë në këtë proces. Ne jemi duke punuar në 17 ligje nën ligje dhe udhëzime administrative. Nuk e pranoj atë kritike. Ne jemi shumë transparent ministria i tregon krejt çka bënë nuk e pranoj atë kritike. Unë jam i shqetësuar për rritjen e rasteve.

Është mirë që janë rastet të buta dhe s’ka vdekje. Komiteti do të takohet shumë shpejt dhe jemi duke menduar me i marr masat e duhura.

E unë nuk jam mbret por ministër ne do t’i vendosim bazë ekspertizave kisha propozuar që secili që nuk është vaksinuar të vaksinohen dhe ata që kanë marrë dozën e dytë të marrin edhe të tretën sepse shumë shpejt do të fillojmë vaksinën e katërt. Sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai në një deklarim për gazetarë.

Etiketat