Rritja e pensioneve për 20%, Kryeministri Kurti: Fillon nga ky muaj   

para 25 dite

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka treguar për mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, që sipas tij solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme.

Rritja e pensioneve për 20%, Kryeministri Kurti: Fillon nga ky muaj   

Kurti në një postim në Facebook shkruan rritja e pensioneve fillon nga ky muaj.

Mbledhja e dytë e Qeverisë për këtë javë, e 224-ta me radhë, e mbajtur dje në mënyrë elektronike, solli mes tjerash këto vendime të rëndësishme:

Rritjen e pensioneve me 20 për qind duke filluar nga ky muaj, për skemat dhe nën-programet:

Pensioni bazik i moshës;

Pensionet kontributdhënëse I, II, III dhe IV;

Pensionet për aftësitë e kufizuara duke përfshirë atë për fëmijë dhe të rritur si dhe për personat e verbër I dhe II e për personat paraplegjik dhe tetraplegjik I dhe II;

Pensioni familjar;

Pensioni invalidor i punës;

Pensioni i parakohshëm për Trepçën.

Ndarjen e 200 mijë eurove për Olimpiadën Evropiane të Vajzave në Matematikë (EGMO) 2025, të organizuar nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

Ndarjen e 200 mijë eurove për ofrimin e ndihmës për rimëkëmbje nga fatkeqësia natyrore dhe vërshimet e ndodhura në Bosnje dhe Hercegovinë.

LEXO EDHE:  Kurti: Kosova dhe Zvicra kanë një marrëdhënie të veçantë