Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, masat e reja në shqyrtim

06.08.2021

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i rasteve të infektimeve me virusin COVID-19. Janë mbi 100 pacientë që janë duke u trajtuar nëpër spitale nga COVID-19. Ndërsa autoritet shëndetësore thonë se situata me pandeminë është nën kontroll, por se duhet kujdes i shtuar. Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thanë se janë duke […]

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, masat e reja në shqyrtim Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë është rritur dukshëm numri i rasteve të infektimeve me virusin COVID-19.

Janë mbi 100 pacientë që janë duke u trajtuar nëpër spitale nga COVID-19. Ndërsa autoritet shëndetësore thonë se situata me pandeminë është nën kontroll, por se duhet kujdes i shtuar.

Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thanë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e futjes së masave të reja, nëse numri i të infektuarve vazhdon të ritet.

Nga Ministria e Shëndetësisë, zëdhënësi Faik Hoti tha për Radio Kosovën se ky institucion së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, po e përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike sa i përket COVID-19.

’Po kryhen testime çdo ditë, gjurmime të rasteve dhe një mbikëqyrje e përgjithshme e situatës. Në varësi të zhvillimit të situatës më tej, IKSHPK do te jap rekomandimet përkatëse lidhur me situatën’’, tha Hoti për Radio Kosovën.

Megjithëkëtë masat kundër pandemisë në Kosovë tashmë janë liruar pothuajse krejtësisht. Po ashtu, edhe mbajtja e maskave nëpër rrugë është rralluar.

Megjithëkëtë ai shton se tash për tash situata është nën kontroll dhe numri i të hospitalizuarve nuk është i madh. Në gjithë Kosovën thotë Krasniqi, janë rreth 100 pacientë duke u trajtuar, pra në gjitha spitalet rajonale dhe dy klinikat brenda QKUK-së.

“Ne si Shërbim Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, trajtojmë rastet që kanë nevojë për hospitalizim. Institucionet tjera e përcjellim situatën epidemiologjike, dhe varësisht nga numri i rasteve të konfirmuara, mund të propozojnë masa të reja. Situata është stabile tash për tash, pasi nuk kemi numër shumë të madh të të hospitalizuarve’’, tha Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është shumë më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë.