Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 18 raste pozitive konfirmohen vetëm të enjten

06.01.2023

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është rritur dukshëm. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 100 testime për COVID-19 prej të cilave janë regjistruar 18 raste pozitive, raporton SuharekaOnline. Poashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se […]

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 18 raste pozitive konfirmohen vetëm të enjten Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është rritur dukshëm.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 100 testime për COVID-19 prej të cilave janë regjistruar 18 raste pozitive, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se në Kosovë aktualisht janë 55 raste aktive me COVID-19, ndërsa ka theksuar se gjatë ditës së enjte janë shëruar 10 persona që ishin të infektuar me COVID-19.

Ndër tjerash, Instituti njofton se të enjten dy persona të prekur nga COVID-19 janë hospitalizuar.