Rritet eksporti për 39% krahasur me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2020.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (1.3%) në muajin qershor 2020, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2019, gjegjësisht në vlerë prej 246,1 milion euro krahasuar me deficitin 243,0 milion euro në vitin 2019. Eksporti mbulon importin  (15.3%).

Eksporti i mallrave në muajin qershor 2020 kishte vlerën 44,6 milion euro, ndërsa importi 290,8 milion euro, është një rritje prej (39.0%) për eksport si dhe (5.7%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2019.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (40.9%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (11.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (10.2%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (8.9%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (5.6%) produkte të industrisë kimike,  (4.6%) produkte bimore (4.3%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (3.6%) produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.4%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.9%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (9.4%) mjetet e transportit, (9.0%) produktet minerale, (9.0%) produkte të industrisë kimike, (7.0%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.7%) produkte bimore,  (4.7%) tekstil dhe artikuj tekstili, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-28 arritën në 18,1 milion euro, ose rreth (40.7%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (89.0%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (9.4%), Italia (6.7%), Britani e Madhe (3.9%), Suedia (2.7%), Holanda (2.6%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-28 ishin rreth 133,3 milion euro, ose (45.8%) e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (2.6%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga:Gjermania (13.8%), Italia (5.7%), Greqia (5.0%), Bullgaria (2.8%),  etj.

Në muajin qershor 2020, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 20,5 milion euro, ose (46.1%) të eksporteve  të përgjithshme, me një rritje prej (52.0%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (25.4%), Maqedonia (8.1%), Serbia (7.3%), dhe Mali i zi (3.8%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin qershor 2020, arritën në 60,2 milion euro, ose (20.7%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (46.2%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.3%), Serbia (6.2%), dhe Shqipëria (6.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 5,8 milion euro, ose (13.2%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (7.1%).

Ndërsa importet e Kosovës  me vendet tjera arritën në 97,2 milion euro, ose (33.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14.5%) dhe Kina (8.5%).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.