Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 përqind

14.10.2025

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2025 ka shënuar një rritje vjetore prej 4.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.7 përqind Foto: Ilustrim

Kjo rritje është nxitur kryesisht nga shtrenjtimi i disa kategorive të mallrave dhe shërbimeve, me ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës së qytetarëve. Ndër kategoritë që kanë pësuar rritje më të lartë të çmimeve janë:

  • Pushimet e organizuara (+23.1%)
  • Biletat e fluturimeve (+22.5%)
  • Energjia elektrike (+17.4%)
  • Kafeja, çaji dhe kakaoja (+14.2%)
  • Pemët (+13.0%)
  • Mishi (+12.1%)
  • Qumështi, djathi dhe vezët (+8.8%)
  • Shërbimet hoteliere (+8.3%)
  • Vajrat dhe yndyrat (+6.8%)

Këto nëngrupe kanë kontribuar së bashku me 4.9 për qind në rritjen e përgjithshme të indeksit vjetor.

Në anën tjetër, inflacioni mujor ka shënuar një rënie prej -0.2% në krahasim me muajin gusht 2025. Kjo rënie është ndikuar nga uljet e çmimeve në disa kategori, përfshirë:

  • Karburantet dhe lubrifikantët për pajisje transporti (-3.6%)
  • Pemët (-2.8%)
  • Biletat e fluturimeve (-1.6%)
  • Energjia elektrike (-1.2%)

Megjithatë, disa kategori kanë shënuar rritje gjatë muajit shtator, si:

  • Lëndët djegëse të ngurta (si druri dhe peletët) (+1.4%)
  • Qumështi, djathi dhe vezët (+1.1%)
  • Blerja e automjeteve (+0.6%)
  • Shërbimet hoteliere (+0.4%)

ASK thekson se këto luhatje ndikojnë drejtpërdrejt në normat mujore dhe vjetore të inflacionit, të cilat maten përmes IHÇK-së – një tregues kyç i gjendjes ekonomike dhe kostos së jetesës në vend.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More