Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

RrGK: Barazia gjinore është obligim ligjor në zgjedhjet lokale

03.08.2021 / Lajme

RrGK: Barazia gjinore është obligim ligjor në zgjedhjet lokale
Foto: Ilustrim

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes një njoftimi ka vlerësuar përpjekjet e disa subjekteve politike për të kandiduar gra në garën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Sipas RrGK-së, përzgjedhja e deritanishme e shumicës së kandidatëve burra për kryetar/e të komunave është jashtëzakonisht problematike.

Po ashtu ky Rrjet ua ka rikujtuar subjekteve politike se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive.

Prandaj sipas tyre, është e domosdoshme që të respektohet ky ligj dhe të krijohen kushtet që gratë të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë me burrat të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.


Njoftimi i plotë i RrGK-së:

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po përcjellë me vëmendje të shtuar zyrtarizimin e kandidatëve për kryetar/e të komunave. Është shqetësuese që nga kandidatët e zyrtarizuar deri më tani, gratë mbesin shumë pak të përfshira në listat zgjedhore të partive politike. RrGK vlerëson përpjekjet e disa partive për të kandiduar gra në garën për zgjedhje lokale.  Sidoqoftë, përzgjedhja e deritanishme e shumicës së kandidatëve burra për kryetar/e të komunave është jashtëzakonisht problematike. Kjo praktikë e ndjekur nga partitë politike është duke pamundësuar përfshirjen e grave në jetën publike dhe ndërtimin e një shoqërie më të barabartë.

RrGK ua rikujton partive politike të Kosovës se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore (LBGJ) i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji – i cili përcakton qartë se në ato raste kur ekzistojnë pabarazitë, duhet të merren masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike ndërmjet grave dhe burrave në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi. Prandaj, është e domosdoshme që të respektohet ky ligj dhe të krijohen kushtet që gratë të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë me burrat të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse.

Zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit treguan për një pjesëmarrje të madhe të grave në procesin zgjedhor dhe sollën rritje të numrit të grave në përfaqësimin politik. Përmes votës, qytetarët treguan që duan më shumë gra në pozita udhëheqëse andaj partitë politike, përveç respektimit të LBGJ, e kanë për obligim që t’a respektojnë këtë vullnet dhe të ofrojnë më shumë hapësirë për gratë në zgjedhje lokale.

Teksa afatet po ngushtohen dhe brenda partive ende po diskutohet për kandidaturat e mundshme, RrGK edhe njëherë u bën thirrje të gjitha partive politike që të kandidojnë sa më shumë gra për kryetare të komunave në zgjedhjet lokale dhe t’i përmbahen standardit të përfaqësimit minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për Barazi Gjinore. Ne kërkojmë që partitë politike të angazhohen për të ofruar hapësirë  për gratë në këto zgjedhje lokale duke krijuar mundësi për përfshirje në përfaqësim politik edhe të grave me aftësi të kufizuara, grave rome, ashkalike, egjiptiane, gorane dhe serbe të cilat nuk janë të përfaqësuara fare. Gratë kanë nevoja dhe ide të ndryshme, dhe për një udhëheqje  gjithëpërfshirëse, është e domosdoshme përfaqësimi i tyre në organet vendimmarrëse.

Ua rikujtojmë partive politike në Kosovë se përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *