Mbi tri orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, kolona arrin në 3 kilometër

05.08.2022

Disa nga bashkatdhetarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kanë kryer pushimet verore, ku i kaluan së bashku me familjarët e tyre. Në dalje të vendkalimit kufitar në Merdare janë rikthyer pritjet deri në tri orë e gjysmë, ndërsa kolona është deri në 3 kilometra. Kurse sa i përket […]

Mbi tri orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare, kolona arrin në 3 kilometër Foto: Ilustrim

Disa nga bashkatdhetarët kanë filluar që të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kanë kryer pushimet verore, ku i kaluan së bashku me familjarët e tyre.

Në dalje të vendkalimit kufitar në Merdare janë rikthyer pritjet deri në tri orë e gjysmë, ndërsa kolona është deri në 3 kilometra.

Kurse sa i përket hyrjes në Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare në Merdare, pritjet janë deri në rreth 3 orë.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare që lidh Kosovën me Serbinë, si ajo te Dheu i Bardhë raportohet për situatë thuajse pak më të qetë.

Në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë pritjet janë diku rreth 1 orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve ka arritur deri në 900 metra. Ndërsa për hyrje në Kosovë kolona është deri në rreth 50 metra e pritjet janë deri në 20 minuta.

Gjithashtu, në dalje të pikës kufitare Jarinje pritjet janë deri në 2 orë, kurse kolona e automjeteve ka arritur në 1 kilometër dhe në Mutivodë për dalje nga Kosova pritjet janë deri në 1 orë.

Ndryshe, në pikat kufitare të tjera që lidhin Kosovën me shtetet fqinje, pritjet nuk janë më shumë se rreth 20 minuta, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën vendkalim kufitar në hyrje.