Rreth 40 mijë persona në Kosovë humbën punën si pasojë e COVID-19

27.03.2021

Ka kaluar më shumë se një vitë përballje me pandeminë COVID-19 dhe ndikimet e këtij virusi nuk ishin vetëm në shëndetin e njerëzve por edhe në ekonominë e vendit, të cilën e ka tkurrur për 7%, ku u shuan dhjetra mijëra vende pune dhe biznese. Përkundër që odat ekonomike vlerësojnë se dëmet ekonomike janë të […]

Rreth 40 mijë persona në Kosovë humbën punën si pasojë e COVID-19 Foto: Ilustrim

Ka kaluar më shumë se një vitë përballje me pandeminë COVID-19 dhe ndikimet e këtij virusi nuk ishin vetëm në shëndetin e njerëzve por edhe në ekonominë e vendit, të cilën e ka tkurrur për 7%, ku u shuan dhjetra mijëra vende pune dhe biznese.

Përkundër që odat ekonomike vlerësojnë se dëmet ekonomike janë të mëdha të shkaktuara nga pandemia, në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, thonë se numri i atyre që humbën punën në këtë kohë është rreth 40 mijë.

Ndërsa, në Odën e Afarizmit të Kosovës tregojnë se goditja në ekonomi është e madhe dhe sipas vlerësimeve të tyre, 60 mijë qytetarë kanë humbur punën dhe nuk janë mbështetur financiarisht nga shteti.

Zëvendëskryeshefi në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha thotë për KosovaPress, se pandemia sikur çdo vend të botës ka ndikuar edhe në ekonominë e Kosovës, veçanërisht në humbjen e vendeve të punës dhe një rënies së aktiviteteve të shumë bizneseve.

Berisha thekson se vërehet që rënia e punësimit dhe aktivitetit ekonomik në vitin 2020, ishte nga muajin mars, pastaj për të arritur në nivel më të ulët në muajin prill.

“Ka pasur ndikim, normal që ka ndikim të dukshëm, sidomos nivelin më të ulët e ka mbërri në muajin prill dhe nëse i referohemi një mesatare sipas të dhënave të Administratës Tatimore për një numër të punësuarve për afërsisht diku te 340 mijë që deklarohen në ATK, në muajin prill ka qenë 300 mijë, duke përfshirë të gjithë të punësuarit”, thotë Berisha.

Berisha ka treguar edhe për një rënie të theksuar të aktivitet ekonomik në disa sektor, por që sipas tij, nuk ka mbyllje në numër të madh të bizneseve.

Ndërsa, Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi ndër tjerash për Kosovapress ka thënë se pandemia ka shkaktuar një gjendje të rëndë për ekonominë, punëtorët dhe bizneset.

Krasniqi shtoi se nuk pati mbështetje të mjaftueshme për punëtorët dhe bizneset.

“Kjo është një goditje e rëndë që iu ka ndodhur qytetarëve, punëtorëve dhe familjeve, por edhe bizneset e kanë të vështirë nëse nuk ka përkrahje dhe të rimëkëmben nga goditja e rëndë e cila ka ndodhur”, thekson Krasniqi.

Etiketat

Ofertat e fundit