Rreth 40 mijë persona e humbin vendin e punës në Kosovë, shuhen 1000 biznese

01.01.2022

Tutje, ai tha se nëse vazhdon kështu në vitin 2022 Kosovën do ta presë një gjendje më e rëndë. “Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta […]

Rreth 40 mijë persona e humbin vendin e punës në Kosovë, shuhen 1000 biznese Foto: Ilustrim

Tutje, ai tha se nëse vazhdon kështu në vitin 2022 Kosovën do ta presë një gjendje më e rëndë.

“Në këtë vit rreth 40 mijë punëtorë e kanë humbur vendin e punës. Fatkeqësisht kemi 64 mijë persona që e kanë lëshuar Kosovën për shkak të mos trajtimit adekuat. Shteti nuk ka krijuar kushte për këta punëtorë sa i përket sigurisë sociale në Kosovë”.

“Ne nuk jemi paguar dhe trajtuar si duhet nga shteti. Nëse vazhdon kështu do të na presë një gjendje më e rëndë përndryshe do të na presë ikja e fuqisë punëtore sidomos atyre që janë në profesione të caktuara”. 

Ndërsa, sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica tha se 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021.

Vranica theksoi se duhet të hiqet TVSh-ja, duke shtuar se nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi gastronomia do t’i rris ashpër qëndrimet me anë të protestave.

“Realisht te falimentimi janë disa procedura të komplikueshme dhe më shumë ka pasur pezullim të veprimtarisë së bizneseve. Në vitin 2021 i kemi 8 100 biznese që janë regjistruar. Ka pasur rënie të regjistrimit në tre mujorin e tretë. 1 000 biznese janë konsideruar të shuara në vitin 2021. Natyrisht që duhet të hiqet TVSh-ja. TVSh-ja ka treguar që ka qenë shumë e suksesshme nëse krahasojmë deklarimet në qarkullim të cilat i ka bërë gastronomia”.

“Në vitin 2021 kanë qenë 188 milionë qarkullim. Varësisht se si do të jenë kushtet që do të krijohen do ta presim vitin 2022 nëse do të ketë rritje të TVSh-së. Ne do të ballafaqohemi me pandeminë edhe në vitin 2022. Nëse nuk do të bëhet një lloj ndryshimi ne do t’i kundërshtojmë dhe do t’i rrisim ashpër qëndrimet tona me anë të protestave”, tha Vranica për EO.