Rreth 2,800 nxënës me COVID-19, në 22 shkolla po mbahet mësimi online

09.02.2022

Po ashtu, fatmirësisht edhe në institucionet arsimore në vend ka filluar të ketë rënie numri i intektimeve me COVID-19 i mësimdhënësve dhe nxënësve, ku aktualisht janë 22 shkolla duke zhvilluar mësim online, pra me skenarin C. Iliriana Pylla, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka deklaruar se numri i nxënësve aktiv […]

Po ashtu, fatmirësisht edhe në institucionet arsimore në vend ka filluar të ketë rënie numri i intektimeve me COVID-19 i mësimdhënësve dhe nxënësve, ku aktualisht janë 22 shkolla duke zhvilluar mësim online, pra me skenarin C.

Iliriana Pylla, zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka deklaruar se numri i nxënësve aktiv me COVID-19 është 2 mijë e 768.

“Bazuar në informatat e pranuara nga SIA përmes DKA-ve, procesi mësimor zhvillohet me rikthim në shumicën e institucioneve edukative dhe arsimore.

Nga të dhënat e pranuara ju njoftojmë se nga 775 institucione edukative dhe arsimore, 745 janë duke punuar me skenarin e rikthimit. Sipas skenarit A janë 10 shkolla, sipas skenari B, 0 shkolla, sipas skenarit C, 22 shkolla”, deklaroi ajo për Telegrafin.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se numri i mësimdhënësve aktiv me COVID-19 është 572.

“Numri i mësimdhënësve aktiv me coronavirus është 575. Numri i personelit tjetër aktiv me coronavirus është 222. Numri i nxënësve aktiv me coronavirus është 2,768”, sqaroi ajo.

Numri i nxënësve me COVID-19 ka shënuar rënie krahasuar me ditët tjera.