Rreth 100 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

22.02.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka mbajtur një takim me Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19, ku kanë diskutuar për situatën me pandeminë. Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi gjatë këtij takimi në fjalën e tij ndër tjrash ka njoftuar edhe për numrin e pacientëve të spitalizuar në QKUK dhe në […]

Rreth 100 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj të hënën ka mbajtur një takim me Komitetin për vlerësimin e situatës me COVID-19, ku kanë diskutuar për situatën me pandeminë.

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi gjatë këtij takimi në fjalën e tij ndër tjrash ka njoftuar edhe për numrin e pacientëve të spitalizuar në QKUK dhe në Spitalet Rajonale.

Krasniqi ka thënë se aktualisht janë të spitalizuar rreth 526 pacientë me COVID-19, e që prej tyre  370 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi të vazhdueshme, 21 në janë në gjendje më të rëndë dhe shtatë prej tyre janë në respiratorë, gjendja e tyre vlerësohet kritike.

“Situata është e menaxhueshme dhe në kontroll të plotë. Ka dy muaj që e kemi shumë më të favorshme situatën. Nga 1 janari deri më tash numri i pacientëve të shtrirë sillet rreh 500.

Në nivel të njësive përbërëse në kuadër të SHSKUK-së sot kemi 526 pacientë të shtrirë me COVID-19, 370 prej tyre janë në oksigjenoterapi të vazhdueshme, 21 në gjendje më të rëndë dhe shtatë prej tyre në respiratorë e gjendja e tyre vlerësohet kritike”, ka thënë Krasniqi,

Gjithashtu ai ka treguar se nga spitalet e përgjithshme ndër më të ngarkuarit është ai i Prizrenit i cili ka rreth 100 pacientë.