Robert Prevost zgjidhet Papa, merr emrin Leo XIV – Amerikani i parë në krye të Kishës Katolike
para 14 dite
Kardinalët e mbledhur në konklav kanë zgjedhur sot pasardhësin e Papa Françeskut, duke i dhënë Kishës Katolike një Ipeshkëv të ri të Romës dhe një Bari Universal.
Lajmi i zgjedhjes së Papa të ri vjen pas pritjes në Sheshin e Shën Pjetrit, ku tymi i bardhë nga Kapela Sistine njoftoi vendimin e kardinalëve.
I zgjedhuri është Robert Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një moment historik si amerikani i parë që zgjidhet në krye të Kishës Katolike.
Papa i ri do të njihet me emrin Leo XIV. Emri zyrtar dhe detaje të tjera pritet të bëhen të ditura nga Vatikani në orët në vijim. Zgjedhja e Kardinalit Prevost si Papa Leo XIV shënon një kthesë të re në historinë e Selisë së Shenjtë.