Rizvanolli thotë se janë bërë mbi 25 mijë aplikime për pajisje efiçiente
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se në vazhdimësi është punuar për përballjen me krizën energjetike dhe se masat e ndërmarra nga ekzekutivi kanë qenë të mirëseardhura nga qytetarët, Sipas saj, një pjesë e angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike, raporton EO.
Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rizvanolli, ka thënë se në masën e subvencionimit për pajisje efeçientë kanë qenë 25 mijë aplikime. E ndërsa sa i përket masës mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efeçiente për ngrohje kanë qenë 261 aplikime.
Sipas saj, përshtypjet e qytetarëve kanë shumë të mirëserdhura sa i përket procesit dhe efekteve të këtyre masave.
Ajo me këtë rast ka përmendur edhe investimet që ministria ka bërë gjatë viti të kaluar sa i përket energjisë së ripërtritshme.
“Sa i përket planeve dhe aktiviteteve të tjera sigurisht se në vazhdimësi të programeve për përballjen me krizën, një pjesë të angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike dhe ka ngritur eficienec. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur procese të aplikimit sipas thirrjes masa 4, mbështetja e konsumatorëve familjar duke përfshirë konsumatorët në nevojë për investime në pajisje eficiente shtëpiake dhe në sistemet të energjisë së ripërtritshme”, ka thënë Rizvanolli.
“Kemi pasur një numër të madh të interesuarve, kemi pasur gjithsej rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje eficiente, dhe veçanërisht kërkesa e madhe ka qenë për pajisje eficiente të ngrohjes. Për herë të parë vjet me përkrahjen financiare të BE-së kemi lansuar edhe masën mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efiçiente për ngrohje gjithashtu, këtu kemi pasur 261 aplikime. Përshtypjet e qytetarëve, janë shumë të mirëseardhura sa i përket procesit dhe efekteve të këtyre masave”, ka thënë ajo.
Kryetari i Komisionit Ferat Shala, ka pasur kritika ndaj ministres, pasi sipas tij, nga ky raport nuk ka pasur investime kapitale në ndërmarrjet publike.
Në lidhje me këtë ai ka pyetur ministren se cilat janë investimet kapitale qe ministria ka bërë në këto ndërmarrje.
“Nuk pash investime kapitale tek ndërmarrjet publike, si ministri e zhvillimit nuk konsideroj që mund ta zhvillojmë vendin duke bërë ndonjë pilot projekt në Kuvendin e Kosovës. Edhe ashtu ajo si eksperiment mund të jetë, por çfarë i sjell zhvillimit ekonomik. Në esencë investim kapital në sektorin më vital të shtetit në industri, në përpunim, në prodhimtari nuk pash, përveç dokumenteve të hartuara. Konkretisht, krijimi i kadastrit të paraqitjeve xeherore të mineralit e kromit. Kush janë kapacitetet e ministrisë që e bëjnë këtë punë të mirë”, ka pyetur Shala.
Ministrja Rizvacnolli, duke ju përgjigjur deputetit Shala ka thënë se projekte e mëdha nuk mund të bëhen brenda natës.
Ajo ka akuzuar po ashtu opozitën për mos përkrahje në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Ajo me këtë rast ka përmendur edhe investimet që janë bërë në disa prej ndërmarrjeve.
“Investimet kapitale në sektorin e energjisë nuk i bënë ministria, qeveria, ato bëhen nga ndërmarrjet publike ose private. Investimet kapitale sidomos investimet e mëdha në sektor si energjia, nuk mund të ndodhin brenda natës, për këtë arsyeje është strategjia para projekteve dhe t’i përpilojmë listë e projekteve. Duhet të keni parasysh që për secilin prej këtyre projekteve ka faza të gjata, dhe pjesa më e madhe e tyre bazohen në marrëveshje ndërkombëtare. Ju si Kuvend dhe opozitë nuk na keni ndihmuar në këtë aspekt, pra keni qenë pengese duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare me muaj të tërë, dhe duke zhargitur projekte të rëndësishme. Tek ndërmarrja publike Trepça vjet janë ndarë 970 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar 583 mijë euro. Tek Infrakos janë dhënë me marrëveshje 489 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 245 mijë euro, tek Trainkos janë dhënë rreth 444 mijë, mirëpo janë shpenzuar vetëm 28. 9 mijë, tek ndërmarrjet e ujërave kanë qenë 440 mijë prej të cilave janë shpenzuar 57 mijë”, ka thënë ajo.