Rizvanolli: Pas Shqipërisë, Kosova e ka pasur normën më të ulët të inflacionit

12.09.2023

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka thënë në emisionin “Majtas JO Djathtas”, të T7 se Kosova e ka pasur normën e inflacionit më të ulët në rajon pas Shqipërisë. Ajo ka thënë se inflacioni ishte i importuar për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë. Sipas saj, importi i lartë […]

Rizvanolli: Pas Shqipërisë, Kosova e ka pasur normën më të ulët të inflacionit

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë, ka thënë në emisionin “Majtas JO Djathtas”, të T7 se Kosova e ka pasur normën e inflacionit më të ulët në rajon pas Shqipërisë.

Ajo ka thënë se inflacioni ishte i importuar për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 dhe luftës së Rusisë në Ukrainë.

Sipas saj, importi i lartë e ka reflektuar këtë. Por thotë se qeveri kanë ndërmarrë masa që inflacioni të jetë më pak ndikues në shportën e konsumatorit, duke përmendur mbështetjen për bujqësinë e për prodhuesit vendorë.

Thotë se edhe për të ardhmen planifikojnë politika që do të ndihmonin që inflacioni të ketë më pak impakt në ekonomi.

”Rritja e çmimeve ka qenë një problem për gjatë viteve të fundit për shkak të pandemisë dhe luftës në Ukrainë, një problem që e ka prekur tërë Evropënn, por jo vetëm Evropën. Në Kosovë kemi pasur normën më të ulët pas Shqipërisë. Ajo që ne kemi ndërmarrë që ne në të ardhmen të jemi më pak të ndikuar nga inflacioni. Kemi mbështetur bujqësinë, pastaj kemi mbështetur prodhuesit vendorë në forma të ndryshme”, ka thënë ajo.

Më tutje, Rizvanolli, ka thënë se me Qeverinë Kurti ka rritje rekorde të të hyrave buxhetore, rritje te eksportit, por përmendi edhe rritjen ekonomike.

LEXO EDHE:  Sulmi në Ibër-Lepenc, ndërkombëtarët njëzëri në mbështetje të Kosovës

Ajo ka folur edhe për çështjen e energjisë elektrike, duke thënë se janë në rrugë të mirë që Kosova ta kalojë më lehtë këtë dimër për sa i përket energjisë elektrike.

Ajo ka përmendur politikat e subvencionimit që ekzekutivi i ka ndërmarrë, duke përmendur edhe pajisjet efiçente.

Sipas saj, qëllimi është që të shpenzohet më pak energji, por njëkoëhsisht një familje të mos e ulë standardin e të jeturit që varet edhe nga energjia.

Për këtë përmendi izolimn e shtëpive, pajisjet efiçente, etj që kanë qenë politika subvencionuese të Qeverisë.

”Jemi në rrugë shumë më të mirë sesa kemi qenë. Gjithandej përshtypja është se fushatat e vetëdijesimit të kombinuara dhe me masat për kursim të energjisë dhe pajisjet të efiçente kanë pasur ndikim pozitiv”.

”Po flasim për efiçencën e ndërtesave që do të thotë që shtëpitë tona të përdorin më pak energji pa e prishur rehatinë. Në rradhë të parë ka të bëjë me izolimin e jashtëm, dritaret, dyshemesë. Me një investim të tillë ne sigurohemi që kemi më pak nevojë për energji elektrike, por edhe për ngrohje gjatë verës”, ka thënë Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë para se të emërohej në këtë pozitë nuk ishte e njohur për publikun, për këtë thotë se ka qenë vazhdimisht e sinqertë në deklarata. 

Etiketat