Rinumërohen 70% e vendvotimeve, refuzohen mbi 18 mijë zarfe nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin e vlerësimit dhe verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga votuesit jashtë vendit. Elezi ka thënë se janë duke se janë rinumëruar 377 vendvotime. Po ashtu, Elezi tha se është duke vazhduar edhe procesi i vlerësimit të pakove që kanë ardhur nga diaspora. […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur konferencë për media lidhur me procesin e vlerësimit dhe verifikimit të zarfeve me fletëvotime nga votuesit jashtë vendit.
Elezi ka thënë se janë duke se janë rinumëruar 377 vendvotime. Po ashtu, Elezi tha se është duke vazhduar edhe procesi i vlerësimit të pakove që kanë ardhur nga diaspora.
Ai ka sqaruar janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe janë të refuzuara.
“Jemi në fazën e vlerësimit edhe të 43 mijë pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë . Deri më tani kemi 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime, të aprovuara 48 mijë e 725 zarfe me fletëvotime, si dhe 18 mijë e 766 zarfe të refuzuara”, ka thënë ai.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”.
Po ashtu Elezi ka bërë të ditur se janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime nga 552 të tilla.
“Deri më tani janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre pas vendimit të fundit të KQZ-së.
Shërbimi votues i KQZ-së është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga 2 – 12 shkurt”, ka theksuar Elezi.