Ringjallja Ekonomike, Qeveria ndan 17 milionë € mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale
Gjatë ditës së sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës. Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 24-të në të cilën ka miratuar dokumente dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore. Për rikthimin e gjallërisë së vendit pas situatës me pandeminë COVID-19, nëpërmjet Pakos së Ringjalles Ekonomike, […]
Gjatë ditës së sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 24-të në të cilën ka miratuar dokumente dhe vendime të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Për rikthimin e gjallërisë së vendit pas situatës me pandeminë COVID-19, nëpërmjet Pakos së Ringjalles Ekonomike, Qeveria e Kosovës ka ndarë 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale.
Ndërsa 3 milionë euro i ka ndarë për subvencionim të tarifave të garancisë së Fondit për Garanci Kreditore, 5 milionë euro për fuqizimin e artistëve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, 5 milionë euro për mbulimin e kostos së polices kufitare për të gjithë bashkatëdhetarët, si dhe 247.000 euro për blerje të veprave të artistëve të Kosovës.