Ringjallen shpresat për koalicion, nesër pritet marrëveshja VV-LDK

31.01.2020

Pas më shumë se 100 ditë të negociatave për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje siç duket tashmë ka progres në këto negociata. Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me mësohet se janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit. […]

Ringjallen shpresat për koalicion, nesër pritet marrëveshja VV-LDK Foto: Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Pas më shumë se 100 ditë të negociatave për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje siç duket tashmë ka progres në këto negociata.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me mësohet se janë më afër se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për formimin e një koalicioni për bashkëqeverisjen e vendit.

Gjatë së premtes “është arritur progres” në bisedimet mes partisë që doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, dhe asaj që zuri vendin e dytë. Kështu ka mësuar Gazeta Express, nga burimet e veta në të dyja kampet.

Njerëz të afërt me ekipet negociuese nga të dy partitë më të mëdha politike në vend kanë treguar se ka “lëvizje pozitive”, dhe se marrëveshja mes dy partive pritet të arrihet nesër, e shtunë.

Sipas burimeve të Gazetës Express, “janë duke u bërë përpjekje titanike” që të tejkalohet mosmarrëveshja mes dy partive për çështjen e kryeparlamentarit.

Mësohet se nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po luan rol pozitiv gjatë gjithë ditës që partitë të arrijnë marrëveshje.

Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

Ndryshe sot në një mbledhje të kryesisë së Kuvendit është vendosur që të hënën, më 3 shkurt 2020 të mbahet seanca për votimin e Qeverisë të propozuar nga Albin Kurti.