Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë

05.03.2021

Prishtina Weather ka parashikuar motin për javën e ardhshme, ku pritet që temperaturat të shënojnë rënie. Sipas Prishtina Weather në fundjavë do të jetë më ftohtë. Të shtunën në mëngjes shi dhe borë, ndërsa nga e diela me kthjellime. Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë herë edhe me borë. 5.03.2021 – […]

Rikthehet i ftohti, fundjavë me shi dhe borë Foto: Ilustrim

Prishtina Weather ka parashikuar motin për javën e ardhshme, ku pritet që temperaturat të shënojnë rënie.

Sipas Prishtina Weather në fundjavë do të jetë më ftohtë.

Të shtunën në mëngjes shi dhe borë, ndërsa nga e diela me kthjellime.

Në fillim të javës sërish priten të reshura shiu, herë herë edhe me borë.

5.03.2021 – Kalimi i një fronti të ftohtë sonte gjatë natës, sjell shkurtimisht të reshura shiu, që orëve të mëngjesit të së shtunës përzien edhe me reshje bore.

Me kalimin e këtij fronti mbi vend depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin ndjeshëm temperaturat në fundjavës, sidomos të dielën në mëngjes.

Nga dita e diel mbi rajon shtrihen fusha anticiklonike që favorizojnë kthjellime, e rrymimet e ngrohta ajrore nga Mesdheu rrisin temperaturat maksimale ditën e hënë.

Në ditët e para të javës së ardhshme sërish pritet shtim i vransirave, e nga dita e martë dhe mërkurë edhe me reshje shiu, të cilat me rënie të temperaturave edhe mund të përzien me reshje bore mëngjesin e së mërkurës.

Në pjesën e dytë të javës së ardhshme mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, e nuk do të mugojnë edhe të reshurat e shiut

Cilësia e ajrit pritet të shënojë përmirësim ditën e shtunë, pasi që qarkullimi i mirë ajror shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi zbret edhe në vlera të pranueshme dhe mesatare.

Nga e diela mbetet në vlera mesatare, por në raste të qetësisë mund të kaloj më gjatë në vlera të dobëta.

6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesdite reshjet pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë.

7.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

8.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore me borë.

10.03 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë. Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje. Më pas me tendencë të rënies.

Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë.

Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s. Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.