Rikthehen pritjet në hyrje të Kosovës
24.12.2024
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka raportuar se aktualisht ka rritje të pritjes në pikat kufitare hyrëse të Kosovës.
Situatë më e ngarkuar po regjistrohet në pikën kufitare të Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara rreth orës 15:00, për të hyrë në Kosovë:
Në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë, ndërsa gjatësia e kolonës arrin deri në 1500 metra.
Në pikën kufitare të Merdarës, pritjet variojnë nga 5 deri në 10 minuta.
