Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, dorëzohen mbi 200 ankesa në PZAP

05.03.2021

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt. Ndërsa kundër këtij rezultatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur gjithsej 208 ankesa. “Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur […]

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, dorëzohen mbi 200 ankesa në PZAP Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën me 14 shkurt.

Ndërsa kundër këtij rezultatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë paraqitur gjithsej 208 ankesa.

“Ju informojmë se kandidatet e subjekteve politike brenda afatit prej 24 orëve në PZAP kanë paraqitur 208 apele, kundër rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve të publikuar nga KQZ-ja”, ka njoftuar PZAP-i.

Po ashtu PZAP-i ka bërë të ditur se janë në procedim/administrim të ankesave.

“Jemi në procedim/administrim të ankesave dhe ende nuk kemi mundësi për të ju informuar me numrin e kandidatëve të subjekteve politike për secilin subjekt të cilat kanë parashtruar apele në PZAP-i lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve”, njofton tutje PZAP-i.

Afati për paraqitjen e apeleve ka përfunduar ne ora 11:25 ndërsa PZAP-i lidhur me këto apele do të vendos brenda afatit ligjor prej 72 orëve.