Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme
Përkundër këtyre reshjeve, Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme. “Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe […]
Përkundër këtyre reshjeve, Ministria e Infrastrukturës (MI) ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në vend janë të qarkullueshme.
“Gjendja e rrugëve në tërësi është e mirë. Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme për automjete. Kompanitë e MVD-së të kontraktuara nga MI-ja gjatë tërë kohës punojnë në pastrimin e rrugëve si dhe hedhje kripe në rrugë”, ka deklaruar për Telegrafin shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës, Gëzim Osmani.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndyshueshëm.
Po ashtu, nga IHK kanë bërë të ditur se kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike, ku këtë të martë vranësirat e dendura që kanë përfshirë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.