Reshitaj mohon se VV-ja i kërkoi votë për presidentën: Ishte vendimi im, i bazuar në parim human e profesional

08.04.2021

Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar. Surpriza e kësaj seance ka qenë pjesëmarrja në kuvend e deputetës së AAK-së, Albena Reshitaj, që më pas rezultoi me shumë pakënaqësi dhe fake-news në mediat vendore lidhur me rrugëtimin e saj në AAK. […]

Reshitaj mohon se VV-ja i kërkoi votë për presidentën: Ishte vendimi im, i bazuar në parim human e profesional

Me 71 vota pro, të dielën Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin presidente të vendit për një mandat 5 vjeçar.

Surpriza e kësaj seance ka qenë pjesëmarrja në kuvend e deputetës së AAK-së, Albena Reshitaj, që më pas rezultoi me shumë pakënaqësi dhe fake-news në mediat vendore lidhur me rrugëtimin e saj në AAK.

Pjesëmarrjen e saj në seancë e ka komentuar edhe bashkëpartiaku i saj, Bekë Berisha i cili e ka kritikuar mënyrën e zgjedhjes së presidentës së re, duke thënë se u bënë pazare.

Gjithashtu deputeti për Reshitajn ka thën se nëse ka vendosur t’i merr benefitet nga ky pazar, sipas tij, le ta bëjë, por se mandatin e saj si deputete e AAK-së duhet ta kthejë.

Poashtu edhe i pari i kësaj partie, Ramush Haradinaj e ka komentuar prezencën e Reshitajt në seancën ku është zgjedhur presidenti, ku ka thën se  qeveria ka blerë votat e deputetëve, duke shtuar se është bërë edhe presion.

Madje ai ka thënë se deputeti i LVV-së, Salih Zyba ishte sekser për vota dhe ka vizituar plot deputetë.

“Salih Zyba i Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë sekseri për vota. Ai ka vizituar plot deputetë për vota” ka thën Haradinaj.

LEXO EDHE:  Bislimi: Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në

Ndërsa, të gjitha këto komente i ka mohuar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj duke treguar se ajo nuk ka qenë pjesë e ndonjë pazari dhe duke treguar se asaj nuk i është ofruar ndonjë pozitë më e lartë nga Lëvizja Vetëvendosje.

”Jo, absolutisht jo, unë nuk jam pjesë, apo më mirë të them në natyën time nuk ka gjëra të tilla, nuk funksionoj me iden e gjykimeve të tilla, apo arsyetime të tilla, andaj nuk ka pas, absolutisht nuk ka pas” tha Reshitaj në KlanKosova, transmeton SuharekaOnline.

E pyetur se a është telefonuar nga dikush i Lëvizjes Vetëvendosje, Reshitaj thotë se nuk ka pasur një gjë të tillë dhe se këtë vendim e mori vetë duke u bazuar në parim human dhe profesional.

Ndër tjerash ajo ka treguar se deri në momentin e fundit ka kërkuar që i gjith grupi parlamentar i AAK-së të jetë pjesë e seancës në të cilën është zgjedhur presidentja e vendit, mirëpo pohon se të njëjtit e kanë refuzuar kërkesën e saj.

Etiketat