Nesër ndërpritet energjia elektrike në Reqan për shkak të punimeve në rrjet
28.06.2026
KEDS ka njoftuar se nesër do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë dhe funksionimin e sistemit energjetik në TS 110/35/10 kV Theranda.
Foto: Ilustrim
Gjatë këtyre punimeve, nga dalja 10 kV Budakova do të ndërpritet furnizimi për TS 10/04 kV Reqan II (kodi: 32000008002).
Ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet nga ora 10:00 deri në ora 15:00 dhe do të prekë zonën e Reqanit.
Sipas njoftimit, ndërprerja është e nevojshme për realizimin e punimeve në kuadër të projektit D.M.26.01.03, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të sistemit të furnizimit me energji elektrike.
