Rënie për 75% të infektimeve të reja me COVID-19, gjendja në spitale e qetë

23.09.2021

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai. “Përkundër uljes së numrit të rasteve, akoma situata është në rrezik. Mbi 1 milion qytetarë janë të testuar që nga fillimi i pandemisë, aktualisht janë 6 mijë raste aktive, […]

Rënie për 75% të infektimeve të reja me COVID-19, gjendja në spitale e qetë Foto: Ilustrim

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai.

“Përkundër uljes së numrit të rasteve, akoma situata është në rrezik. Mbi 1 milion qytetarë janë të testuar që nga fillimi i pandemisë, aktualisht janë 6 mijë raste aktive, edhe pse janë zvogëluar dukshëm. Vetëm me vaksinim mund të lirohemi totalisht nga masat”, tha Ramadani.

“Të infektuar kanë rezultuar vetëm 2.5% e këtyre mostrave që është përqindje e vogël pavarësisht se “Delta” ka prekur më shumë moshat e reja”.

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme është më e qetë sa i përket numrit të pacientëve me Covid-19.

“Sot gjendjen nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme e kemi shumë më të qetë, sa i përket numrit të pacientëve dhe ngarkesave që i kemi pasur javëve të kaluara. Aktualisht sot janë duke u trajtuar 455 pacientë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme. Kemi rënie diku rreth 30 përqind”, është shprehur Krasniqi.