Remitencat rriten për 163 milionë nga viti i kaluar, mërgimtarëve u bëhet thirrje t’i orientojnë në zhvillimin ekonomik

04.12.2021

Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit. Paratë e mërgimtarëve dërguar në Kosovë, vitin e kaluar kanë tejkaluar vlerën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2004, kur remitencat kishte arritur në 357 milionë euro. Mërgimtari, M.B, i cili po […]

Remitencat rriten për 163 milionë nga viti i kaluar, mërgimtarëve u bëhet thirrje t’i orientojnë në zhvillimin ekonomik Foto: Ilustrim

Trendi i dërgesave të parave nga diaspora kosovare apo remitencave ka shënuar rritje viteve të fundit.

Paratë e mërgimtarëve dërguar në Kosovë, vitin e kaluar kanë tejkaluar vlerën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2004, kur remitencat kishte arritur në 357 milionë euro.

Mërgimtari, M.B, i cili po kthehej në Gjermani pas pushimeve që i kaloi në Kosovë, ka thënë se gjatë kohës sa qëndron në vendlindje shpenzon mbi dy mijë euro.

“Verës shpenzoj më shumë, e dimrit më pak. Verës ndoshta nga 2-3 mijë euro, dimrit më pak. Edhe dimrit rrimë më pak e verës më shumë”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Sipas Bankës Qëndrore të Kosovës, nga fillimi i këtij viti deri më tani, shuma e remitencave ka arritur në 860 milionë euro.

“Vlera e remitencave të dërguara nga mërgimtarët për periudhën janar-shtator 2021, ka arritur në 860.4 milionë euro, apo 163.6 milionë më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar ku vlera e remitencave të dërguara ishte 696. Milionë euro”, thuhet në përgjigjen e BQK-së.

Njohësit e ekonomisë thonë se këto mjete ndikojnë në ekonomitë individuale, por ata bëjnë thirrje që mërgimtarët t’i orientojnë investimet e tyre në fushat ku kanë njohuri dhe ku mund të hapën vende të reja pune.