Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022

23.12.2021

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka bërë miratimin e Projektligjit për regjistrimin e ekonomive familjare dhe banesave. Po ashtu, në këtë mbledhje është bërë e ditur se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022. Kryeministri Kurti ka thënë se ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe se një projektligj […]

Në këtë mbledhje, kabineti qeveritar ka bërë miratimin e Projektligjit për regjistrimin e ekonomive familjare dhe banesave.

Po ashtu, në këtë mbledhje është bërë e ditur se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022.

Kryeministri Kurti ka thënë se ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe se një projektligj i tillë do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Propozimin e bëri ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati para kabinetit qeveritar.

“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, tha Murati.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë në Kosovë ishte rreth 1.8 milionë.