Regjistrimi i popullsisë, rezultatet e para përfundimtare publikohen me 19 dhjetor
19.11.2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se është caktuar data e Konferencës për shpalljen e rezultateve të para përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).
Sipas ASK-së, shpallja e rezultateve të para përfundimtare do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 19 dhjetor 2024.
“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë kësaj periudhe njëmujore do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e të dhënave të para përfundimtare dhe publikimin e tyre në një periudhë rekorde brenda 7 muajshe që nga përfundimi i Regjistrimit të Popullsisë në terren. Ndërkohë që, raportet tematike do të vazhdojnë të publikohen edhe gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftim.