Haradinaj: Radoiqiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time, Kurti po e bën për foto

para 14 dite

“Radoiçiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time – proceset në veri do të ndodhnin gjithsesi –Kurti po e bën për foto– amerikanët s’e lejuan lojën e tij”

Haradinaj: Radoiqiq e lëshoi Kosovën në qeverisjen time, Kurti po e bën për foto

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se në kohën e qeverisjes së tij, veriu vazhdonte të jetë më i integruar.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kosova e kishte edhe një mundësi që përveç integrimit të veriut, të anëtarësohej edhe në NATO.

“Radojciqi e ka lëshu Kosovën në qeverisjen time se ka qenë i ndjekur. Veriu vazhdonte me qenë më i integruar. Ne e kishim edhe një mundësi që krahas integrimit të veriut me u antarësu në NATO, këtë ofertë na dhanë amerikanët në tavolinë, Kurti e ka pas në tavolinë këtë ofertë.

“Na u ofru me e marrë veriun, me shliru edhe më shumë, por me na dhonë edhe NATO’n, por ky çka bëri, boni vetëm foto për vete dhe na la larg NATO’s”.

LEXO EDHE:  BE kërkon nga Serbia hetime dhe ndjekje penale për akterët e sulmit në Banjskë

Tutje, Haradinaj tha se amerikanët nuk e lejuan ‘lojën’ e Kurtit.

“Arsyeja pse është ndalë Kurti se ata e kanë vërtetu se ky nuk po e bën për Kosovë, po për pushtet, për vota, për me dal në foto, për me shkatrru vendin e vet, me i fitu zgjedhjet, e duke qenë kështu amerikanët nuk ia kanë leju këtë lojë. I kanë tregu që s’mundesh me bo lojëra me vendin tënd”.

Etiketat