Rajoni i Prizrenit renditet i treti në Kosovë për investime në ndërmarrje gjatë 2021’s

19.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2021. ASK-ja ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në ndërmarrjet qe kanë deklaruar Blerje investive në shumën vjetore prej mbi 50 mijë euro. Sipas rezultateve të […]

Rajoni i Prizrenit renditet i treti në Kosovë për investime në ndërmarrje gjatë 2021’s

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2021.

ASK-ja ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në tërë territorin e Republikës së Kosovës, kryesisht në ndërmarrjet qe kanë deklaruar Blerje investive në shumën vjetore prej mbi 50 mijë euro.

Sipas rezultateve të dala nga anketa, në nivel vendi, investimet në ndërtim zënë peshën kryesore me 52.68% të investimeve.

Ndërkaq, investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në: makineri dhe pajisje (37.27%); investimet në asete të prekshme (6.46%);  investimet në produktet e pronësisë intelektuale (3.56%); si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi (0.03%).

Sipas madhësisë se ndërmarrjeve në nivel vendi, rreth 64.59% e investimeve të ndërmarrjeve të përfshira në anketë janë realizuar nga mikro – ndërmarrjet (1-9 punëtorë) dhe ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë).

LEXO EDHE:  Sadik Halitjaha: Shqipëria dhe Kosova të ndërhyjnë urgjentisht në Maqedoninë e Veriut!

Ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë) dhe ato të mëdha (250 +)  marrin pjesë me rreth 35.41% të investimeve totale.

Ndërkaq, sa u përket rajoneve, përqindjen më të lartë të investimeve e kanë ndërmarrjet e përqendruara në Rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, që kanë realizuar rreth 76.24% të totalit të investimeve të realizuara gjatë vitit 2021.

Kurse, rajonet e tjera përbëjnë përqindje më të ulët të investimeve gjate vitit 2021.

Kurse, sa i përket burimit të investimeve, rreth: 61.99% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve është realizuar nga fondet e veta; 30.42% nga bankat vendore; ndërkaq burimet tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime.

Etiketat