Qytetarët e Kosovës shpenzojnë deri në 4 milionë euro në vit për homologimin e veturave

28.06.2019

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet për heqjen e monopolist lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. Më kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje sot deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhen sërish në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e […]

Qytetarët e Kosovës shpenzojnë deri në 4 milionë euro në vit për homologimin e veturave Foto: Ilustrim

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku do të debatohet për heqjen e monopolist lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Më kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje sot deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhen sërish në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.

“Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej”, thuhej në arsyetimin e VV-së për këtë seancë.

Me këtë rast, deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku tha se qytetarët e Kosovës paguajnë deri në 4 milionë euro në vit për homologim dhe mbikëqyrje profesionale të kontrolleve teknike.