Hiqet homologimi për veturat e reja, kërkohet të shfuqizohet edhe për të vjetrat

28.10.2019

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për anulimin e homologimit të veturave të reja të importuara po mirëpritet nga shumë institucione, ku së fundmi ky vendim është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian (BE). BE këtë vendim e ka mirëpritur edhe përmes një reagimi, ku thuhet se ky vendim është vendim si dhe hap i duhur me […]

Vendimi i Ministrisë së Infrastrukturës për anulimin e homologimit të veturave të reja të importuara po mirëpritet nga shumë institucione, ku së fundmi ky vendim është mirëpritur edhe nga Bashkimi Evropian (BE).

BE këtë vendim e ka mirëpritur edhe përmes një reagimi, ku thuhet se ky vendim është vendim si dhe hap i duhur me qëllim të heqjes së barrierave për tregti të cilat janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës.

Por BE ka kërkuar edhe diçka tjetër, bëhet fjalë për automjetet e dorës së dyté, ku Bashkimi Evropian ka kërkuar që kjo qasje të zbatohet edhe në automjetet e vjetra apo të dorës së dytë të cilat jnë të importuara dhe që përputhen ne standardet e BE-së.

“Bashkimi Evropian Kosova mirëpret vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës që të anulojë  homologimin për automjete të reja të importuara ,të prodhuara për tregun e BE-së, si hapi i duhur për heqjen e barrierave për tregti që janë të dëmshme për konsumatorët e Kosovës. Ne presim që e njëjta qasje të zbatohet për të gjitha automjetet e importuara që përputhen me standardet e BE përfshirë automjetet e dorës së dytë”, shkruhet në reagimin e BE-së, raporton GazetaExpress.

Tre muaj më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës është miratuar rezoluta për heqjen e monopolit në homologim. Në këtë seancë u kërkua që të shfuqizohet  udhëzimi administrativ për procedurën për homologim dhe të hyjë në fuqi një udhëzim i ri administrativ.

Kjo që deri në fund të vitit të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve dhe sipas tij, urgjent duhet të merren masa për ndryshime legjislative që të ndërrohen monopolet.

Për këtë kishin reaguar nga Bashkimi Evropian dhe ambasada amerikane.