Edhe një hap drejt heqjes së homologimit për automjetet

08.06.2021

Ashtu siç ishte marr vendim në mbledhjen e Qeverisë të datës 28 maj 2021, që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete, që i hap rrugë heqjes së homologimit të veturave, komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka votuar sot në parim projektligjin […]

Edhe një hap drejt heqjes së homologimit për automjetet Foto: Ilustrim

Ashtu siç ishte marr vendim në mbledhjen e Qeverisë të datës 28 maj 2021, që të përkrahet propozimi i deputetëve të Kuvendit, për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Automjete, që i hap rrugë heqjes së homologimit të veturave, komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë ka votuar sot në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Anëtarët e këtij Komisioni me shumicë votash kanë votuar që të kalojë në parim plotësim -ndryshimi i Ligjit për Automjete.

Ky projektligj parasheh heqjen e homologimit, si dhe mundësinë e bartjes së pagesës me rastin e ndërrimit të pronësisë.

Homologimi është një procedurë me të cilën vërtetohet përputhshmëria apo përshtatshmëria e pjesëve të veçanta të automjetit si tërësi, bazuar në kriteret, të cilat parashtrohen nga organet kompetente.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ku ishte diskutuar për heqjen e homologimit, kryeministri Kurti kishte thënë se filloi fundi i zhvatjes përmes homologimit. 12 vjet radhazi kishim monopol në homologimin e automjeteve që pasuronte një oligark duke imponuar barrierë tregtare. Qytetarëve u duhen shërbime të mira e jo detyrime të padrejta. Tash është në duart e deputetëve të Kuvendit të Republikës që ta jetësojnë nismën ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L – 132 për Automjete, kishte deklaruar Kurti.