Qytetarët ankohen për ngritje të vazhdueshme të çmimeve, fajësojnë qeveritë e kaluara për krizën

09.08.2022

Kjo rritje e çmimeve duke filluar nga produktet ushqimore e deri tek derivatet e naftës, nga ana e qytetarëve janë ngritur shqetësime e reagime të shumta. Kjo pasi që rritjet e tilla të çmimeve po vlerësohen si të pa përballueshme për xhepin e qytetarëve. Edhe pse kërkojë që Qeveria të marrë masa në këtë drejtim, […]

Qytetarët ankohen për ngritje të vazhdueshme të çmimeve, fajësojnë qeveritë e kaluara për krizën Foto: Ilustrim

Kjo rritje e çmimeve duke filluar nga produktet ushqimore e deri tek derivatet e naftës, nga ana e qytetarëve janë ngritur shqetësime e reagime të shumta.

Kjo pasi që rritjet e tilla të çmimeve po vlerësohen si të pa përballueshme për xhepin e qytetarëve.

Edhe pse kërkojë që Qeveria të marrë masa në këtë drejtim, disa qytetarë kanë thënë se problemet janë trashëguar nga qeveritë e kaluara dhe duhet shumë punë për të përmirësuar gjendjen e tanishme.

Islam Gjyshinca thotë se kriza ka qenë e pashmangshme për faktin se e ka kapluar gjithë botën, duke shtuar se nuk ka faj Qeveria për këtë çështje.

“Mirë është tu punuar. Sa i përket rritjes së energjisë është duke ndodhur në krejt Evropën nuk është veç te na. Krizat po vinë nga të gjitha anët”, tha Gjyshinca për EkonomiaOnline.

E Besim Sylevica nga Podujeva tha se është e papërballueshme ngritja e çmimeve  për 40%, duke e parë që pagat kanë ngelur në vend.

“Nuk merrem fort me politikë. Krizat, çmimet veç janë ngritur 40%. Pagat kanë ngelur në një vend. Ankesat tona për  qeverinë janë çmimet që janë ngritur nëse kanë mundësi të na zbresin diçka”, tha Sylevica.

Vesel Veseli theksoi se Qeveria aktuale ka trashëguar papunësi e kriza sociale, duke shtuar se këto do të na presin edhe në vjeshtë.

“Qeveria aktuale është duke punuar mirë por ka trashëguar probleme nga e kaluara dhe nuk mund ti evitojë të gjitha në të njëjtën kohë. Ka trashëguar papunësi, krizë sociale”.

“Këto do të na presin edhe në vjeshtë por duhet përqendrim në aspektin e përmasimit të gjendjes sociale të punëtorëve dhe qytetarëve”, tha Veseli.

Ndërsa një mërgimtar nga Gjermania theksoi se pritet kriza për rrymë. Ai tha se ia ka dhënë votën kryeministrit Albin Kurti për të bërë ndryshime.

“Na presin krizat për rrymë. Mirë është duke punuar qeveria. Unë jam mërgimtar ja kemi dhënë votën për qita jena munduar me ndryshuar diçka. Është herët të flitet për ndryshime të mëdha”.