Qytetarët denoncojnë neglizhencën e HIDROREGJIONIT JUGOR në rrugën “Feim Morina”
Qytetarë të shumtë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës “Feim Morina”, ku kompania e Ujësjellësit HIDROREGJIONI JUGOR ka hapur gropa që nga muaji korrik, të cilat deri më sot nuk janë rregulluar.
Foto: Ilustrim
Sipas qytetarëve, kjo papërgjegjësi po u shkakton dëme të mëdha materiale, pasi shumë automjete kanë pësuar dëmtime në fellne dhe kanë shqyer gomat pikërisht në këtë pjesë të rrugës.
Situata po konsiderohet alarmante dhe paraqet rrezik serioz për sigurinë e trafikut.“Është e papranueshme që prej muajsh askush të mos marrë masa për ta sanua këtë problem.
Çdo ditë rrezikohen qytetarët dhe mjetet e tyre”, thuhet në mesazhin e një qytetari dërguar redaksisë.Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga HIDROREGJIONI JUGOR dhe institucionet komunale përkatëse, duke theksuar se vonesat e mëtejshme mund të sjellin pasoja edhe më të rënda, përfshirë aksidente serioze.
Ata apelojnë që siguria e qytetarëve të trajtohet me prioritet, duke i dhënë fund neglizhencës shumëmujore në këtë segment rrugor.
