QKMF “Rexhep Kuçi” uron infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

12.05.2026

QKMF “Rexhep Kuçi” ka uruar të gjithë infermierët dhe infermieret me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, duke shprehur mirënjohje dhe respekt për punën dhe përkushtimin e tyre të përditshëm në shërbim të qytetarëve.

Në mesazhin e publikuar me rastin e 12 Majit, është vlerësuar roli i pazëvendësueshëm që infermierët kanë në sistemin shëndetësor, duke ofruar kujdes, profesionalizëm dhe humanizëm ndaj pacientëve.

Po ashtu, në këtë ditë është përkujtuar edhe Florence Nightingale, themeluesja e infermierisë moderne, në nder të së cilës shënohet kjo ditë në mbarë botën.

QKMF “Rexhep Kuçi” ka falënderuar infermierët për sakrificën, përkushtimin dhe dashurinë njerëzore që tregojnë çdo ditë gjatë punës së tyre.

“Urime Dita Ndërkombëtare e Infermierisë”, thuhet në urimin e QKMF-së. 💙