QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë organizon ligjëratë të akredituar për shëndetin mendor

17.05.2026

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë do të organizojë një ligjëratë profesionale të akredituar nga OIK, e dedikuar për infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.

Ligjërata do të trajtojë temën “Menaxhimi i të sëmurëve me sëmundje të shëndetit mendor”, me fokus në identifikimin, trajtimin dhe menaxhimin profesional të pacientëve me çrregullime të shëndetit mendor.

Ligjëruese do të jenë psikologet Bsc. Alfrida Gashi dhe Bsc. Fatbardha Kuqi.Aktiviteti do të mbahet në sallën e ligjëratave nga ora 15:00 deri në 16:00, në datat 19 dhe 21 maj 2026.

Nga QKMF “Rexhep Kuçi” theksohet se shëndeti mendor është pjesë thelbësore e shëndetit të përgjithshëm dhe kërkon qasje profesionale, humane dhe multidisiplinare, me qëllim të përmirësimit të kujdesit ndaj pacientëve.