QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë organizon ligjëratë për etikën infermierore dhe kodin e veshjes
Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, do të mbahet një ligjëratë e akredituar nga OIK në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional.
Tema e ligjëratës është “Etika infermierore, Deontologjia dhe kodi i veshjes”, me fokus në forcimin e standardeve profesionale në infermieri, respektimin e parimeve etike dhe rëndësinë e paraqitjes profesionale gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Ligjërata do të mbahet më 21 dhe 23 prill 2026, nga ora 15:00 deri në 16:00, në sallën e ligjëratave të QKMF “Rexhep Kuçi”.
Ligjëruese do të jetë BSc e Infermierisë, MSc e Shkencave Shëndetësore, Valdete Krasniqi-Ahmeti.
Në këtë aktivitet ftohen infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë, ndërsa pjesëmarrja vlerësohet si e rëndësishme për zhvillimin dhe avancimin profesional të stafit shëndetësor.
